E sharjet shqip shqiptuan

Ç’këshill, me konsuj shtetesh, ngritur
katundet tona po i ndante në kufi?
E ishin sjellë argatë të shitur,
të lehnin gjuhën e bushtrave të tij.

Del Hasan Qinami mbi pushtër,
më gjunjaz një grusht balte puthi
e tha: Kjo s’është baltë bushtër,
të lehë gjuhë mashtruesi.

Pastaj vështroi plot përkëdhelje
mbi tufën me fëmijë,
një grusht me lekë e karamele
u hodhi mbi lëndinë.

Ata me shtyrje u shanë, u zunë
e sharjet shqip shqiptuan.
Ja, gjuha e nënës! – klithi ai
e konsujt belbëzuan.

Pastaj i thirri një çunaku:
Pa shaj njëherë me nënë!
E djali i shau ç’u mbante pragu,
për çdo varr-vend të ngrënë…

Koçi Petriti

Balada (2010)

————

p.s. Në tjetër botim, njihet me titullin “Hasan Qinami”

Advertisements