Vate prilli

Vate prill’ i trimërisë,
Më zu maj i dashurisë.

M’u shti vashëza në gjumë,
E-ëmbla-mi-shoqe-shumë.

Do t’a mar t’a kem për fare
Moj lesh-verdhën-lozonjare.

Ah! lesh-verdhëza-si-ftua,
Gji-mburuara-si-krua,
Shtat-lëkundura-pallua
Ç’më ka përvëluar mua.

Lasgush Poradeci

Vdekja e nositit (1978)