Baladë suljote

Gjoli me gishtrinjtë e erës Leshrat-dallgë ngreh. Dallg’ e gjolit, mes poterës, Rreh kalanë, rreh... Brënda lidhur këmb’ e kokë Hesht rrebeli, hesht. Pasha e mban nën gjunjë e thotë: E, s’të shtyp si plesht? Katër hapa larg prej robit Pret sulioti tjetër, Katër sy si penda e korbit Nxijnë e shkrepin egër. Katër vetulla … Vazhdoni leximin e Baladë suljote

Gardiani

Akoma s’ish krijuar shteti me burg e me bashki, akoma s’ish sajuar mbreti, as ligji i sertë i tij. Megjithatë një farë hapsanë, një odë kulle u gjet, ku tre vëllezër mbyllur janë e s'dihet ç'fund i pret. E shkallët ngjit e zbret gardiani, e kyçet brezit mban, e thith prej tyre tym duhani e … Vazhdoni leximin e Gardiani

E sharjet shqip shqiptuan

Ç’këshill, me konsuj shtetesh, ngritur katundet tona po i ndante në kufi? E ishin sjellë argatë të shitur, të lehnin gjuhën e bushtrave të tij. Del Hasan Qinami mbi pushtër, më gjunjaz një grusht balte puthi e tha: Kjo s’është baltë bushtër, të lehë gjuhë mashtruesi. Pastaj vështroi plot përkëdhelje mbi tufën me fëmijë, një … Vazhdoni leximin e E sharjet shqip shqiptuan

Pema nën diell

Pema nën diell maje kodrës, vetëm, e bardhë, e bardhë e vetëm. Degët e saja janë dejë, degët e saja përgdhelin qiellin me gishta e qielli lëshon dritë. Gjarpni mbi rrasë nxehet me sy të mbyllun si t'ishte tue ndëgjue muzikë. Tash jam i qetë. Trupi i pemës -- kamba e malsorit në tirq të … Vazhdoni leximin e Pema nën diell

Çdo gjâ që ngrihet kah qiella

Çdo gjâ që ngrihet kah qiella toka e ngreh kah vehtja pse toka âsht amë, amvisë e kujdesëshme dhe s'don me humbë asnji rraqe të vet. Zogjt dhe mjetet teknike kur hypin n'ajr tokës i lanë hijen e vet peng. Nëqese kam me pasë kohë do t'i thom dhe unë frymës seme para se me … Vazhdoni leximin e Çdo gjâ që ngrihet kah qiella

Kënga pleqërishte

O këngë pleqërishte! Ti vjersh' e Vëndit t'em! Ti fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem! Tashi jam dëshëruar së largu të më vish: Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish! ....................................................... ... Në hije të kasolles që nxin atje mi mal, J-a nis me zë të shtruar... j-a mer me dal-nga-dal... J-a thua … Vazhdoni leximin e Kënga pleqërishte

Eja, motër

          I. Kur vjen të múgëtit e qetë Që nëpër pyj e nëpër male, Në shpirtin t'im pushon çdo jetë E bije nata me-nga-dale. Ahere çduket yll' i ditës T'u dredhur héshtazi në natë, Dh'e mbyll vështrimin vetëditës Prej hapësirës së pamatë. Sesi m'a nxin, o! dashurinë. - ... Po dita shuet, dita ndezet, E … Vazhdoni leximin e Eja, motër

Shqypes arbnore

Nalt përmbi re, mbi qeta Shndritsa për bor’ amshore, Porsi ‘j vetimë, si zhgjeta, Me flatra fishkullore Sielle ndër thepa e shita, Shqype, t’aguemit drita. T’ kaltërt e qiellës mbi krye, Hyjzit ke shokë, që shndrisin Si gur t’ paçmuem, e ty Petkun t’ nusisë t’ qëndisin. O e bardha natë, ku dijen Shprazi nji … Vazhdoni leximin e Shqypes arbnore

Andërr

Pezull prej qiellit fluturote e shkreta E si dielli n'mjesditë rreze shpërdake; Engjëll ndër cucat o nji çikë giake Që veç qielli numron ndër valle t'veta. Arit i kishte flokët, e kish si zhgjeta Dritën e syve e mollzat rrumbullake, E buzët e vocrra me të njyeme gjake, Që kur i pash' krejt i mahnitun … Vazhdoni leximin e Andërr

Lirika e majit

Thonë maji qenka çapkën vetë, thonë se në maj as pleqtë s’kërrusen, ndaj i fsheh bilbilat nëpër fletë, të përgjojnë çiftet kur të puthen... Thonë maji qenka çapkën vetë, mik i kaltër, shpend i hapësirës, ndaj i niska vajzat larg me djemtë, e nën shelgje i zhveshka pas dëshirës. Thonë maji qenka çapkën vetë, në … Vazhdoni leximin e Lirika e majit

Gjuha e zjarrtë

O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot. O vetëtim' e qjellit që fërfëllon me flakë, O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot... Si pikë lot e ndritur po ndrij në reze t'uaj, Po ndrij e papandehur po qaj pak e nga pakë Sepse prej botës s'uaj kam mbetur kaq i huaj... Kam mbetur … Vazhdoni leximin e Gjuha e zjarrtë

Kush po shkon ashtu

(Trimi dhe Vasha) Kush po shkon ashtu me bujë? Kush po vjen ashtu për ujë? Po shkon trimi si dragua, Po vjen vasha për në krua. Në mëngjes në mugëtirë Ngrihet vasha që pa gdhirë. Ngrihet trimi-i dëshëruar Në mëngjes pa svagëlluar. Pse mëngon ti trim i ngratë? Ç'del ti vashë që-me-natë? Trimin më s'e … Vazhdoni leximin e Kush po shkon ashtu

Burri te ura e votrës

Burri te ura e votrës pleqnon: nji shpí me rrasa guri e kam rranxë malit e buzë Drinit dhe arën për nën. Arën e punuem me vjet unë e úri dhe era e vérit korën e qiti rràh. Andej ujit në karmë picak në terr, thom, grueja lyp burrë! E unë? Rrij tërthuer i ngâthun, … Vazhdoni leximin e Burri te ura e votrës

Sýt e gjarpnit

Ndodhi dikur, or burr, ke na nji store Kur brîn e that' mbi shpija e mblonte lisi, Kur ishte humnerja atje vetëm tërthore, Ndoshta tri shpija sall na kishte fisi. Binte n'male bora, male biluri E qiella e naltë e thîmt si leshi i derrit. Druni i dullis në shpellë u ndezte nuri Para dy … Vazhdoni leximin e Sýt e gjarpnit

Mahmud Pasha

në Mal të Zí N’ kamb’, o Shkodrë, o nan’e drangojve Lé prei grykës t’ martinës, prei çelikut ! Maje bjeshkve, nder shqype, e n’ fund t’ shtojve, Kû buqari shqytár avullon,         Qit kushtrimin : o Lekë, kundra anmikut Me nji hov, me nji zemrë permblidhn’ju ; Pertè Cemin si j nieri t’ tanë hidhn’ju … Vazhdoni leximin e Mahmud Pasha

Mustaf Pasha

në Babune E prâne vallet nder male unjî, E ushtima e pushkve nder lugje mêjti ; Nder festa e t’ kreme n’ fush’ e n’ malcí                         Burrnimi u dêjti ; E djerr â toka : krrut nder livadhe Shkon kau, e avllin qi del prei arvet Érton, e nepet per stinë të madhe,                         Per rreth … Vazhdoni leximin e Mustaf Pasha

Erdhe n’mëngjes kah un npër ujë

Erdhe n'mëngjes kah un npër ujë, pllumb në rrezet e diellit i lamë e ndieva mushtin tue vlue ndër drûj e gjít e dheut tu'u fry nën kambë. Avitu, vashë, se do të gjejmë fat me 'i zemër të fortë sa koha! Afrou, e ndër shëplaka më nep n'kto fusha dritë e ajr. Martin Camaj … Vazhdoni leximin e Erdhe n’mëngjes kah un npër ujë

Dy gjana print m’thanë kur ishin gjallë

Dy gjana print m'thanë kur ishin gjallë: Po qe se shkel ti bukën gand, Çoje prej dheut, puthe e vene në ballë! Ndëgjò, ti djal, pse na jemi pleq. Kur t'rrijsh te votra mbështetë tue pí duhan, Mos pështyj në zjarm, Mos pështyj në dritë, pse â keq! Kam harrue shum sende që m'i thanë … Vazhdoni leximin e Dy gjana print m’thanë kur ishin gjallë

Ku qajnë motrat vëllanë

(vaje në kadencë popullore) Vajtò, moj botë, Vajtò me ne: Se ra zëmbaku, U shtri përdhe. Ti lul' e bukur, Ah! ti zëmbak, Na mbushe shpirtin Plot helm e gjak. Ti re sëmurë, O trim i ri, E gjë në jetë S'të pru dobi: Më çdo lëndinë, Më çdo ugar, Si bleta mjaltin Kërkuam bar; … Vazhdoni leximin e Ku qajnë motrat vëllanë

Kroj i fshatit t’onë

        I. Kroj i fshatit t'onë, ujë i kulluar, Ç'na mburon nga mali dyke mërmëruar. Venë mbushin ujë vashat an-e-mbanë, Cipëzën me hoja lidhur më-nj'-anë; Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe, Gushën si zëmbak, buzët si burbuqe. E si mbushin ujë, bubu! ç'm'ju ka hije Ndaj këthenen prap me hap nusërije: Ndezur yll' i ballit si … Vazhdoni leximin e Kroj i fshatit t’onë

Syt’ e lumtur

Ishe vogëloshe... isha mituri... Kur më dole mbudhë, ti moj lumja ti! Vinte perëndimi më të vagëlluar Pa m'i shtire tinës ata syt' e shkruar. Ata syt' e shkruar, sytë moj të fjetur, Shtatë vjet me-radhë t'i kam përshëndetur. Kur më pe së pari, more-e m'u largove, Kur më pe së dyti, more-e m'u afrove, … Vazhdoni leximin e Syt’ e lumtur

Këndeska e kënetës këlthet

Në mëngën e gjolit, ku çurka shpesh vijnë, Marr grepin e pres fillikat, Kur hëna, si çupë, që fsheh me turp gjinë, Lëndinat me nur i spërkat. Kli-kliu, kli-kliu, me britma të brishta Këndesk’ e kënetës këlthet, Kalimthi shkund shapka shavar e shelgjishta, Unë ëndrrat mes ujrave tret. Sa bëj të hedh grepin mbi faqen … Vazhdoni leximin e Këndeska e kënetës këlthet