Shamigremisura mbi vetull

Pas frëngjive u treta, pas qelqeve plasa,
O bir gjaksi, merrmë larg nën sqetull!
Kam parmendën mbrehur dhe më ze bar brazda,
Moj shamigremisura mbi vetull.

Shtatin ma djeg mosha, moshën ma djeg vreri,
O bir gjaksi, merrmë larg nën sqetull!
Hajd pra, shkojmë e rrimë atje ku rri skifteri,
Moj shamigremisura mbi vetull!

Koçi Petriti

Lirika (2010)

————

VARIANT:
Motiv i shkuar (Firma e popullit tim; 1974)

Advertisements