Ç’i grise të linjtat

Ç’i grise të linjtat
Së lari në krua,
Sytë i ke te ujët,
Mëntë i ke te mua.

Nga pragu te gardhi
Shkel thua më thua,
Rritur bërë ftujë,
Verdhur bërë ftua.

Dy qirinj u tretën,
Një kandil u shua.
Kush na pat gojosur
Le t’i thahet gjuha!

Koçi Petriti

Lirika (2010)

————

p.s. Vjersha është pa titull në këtë botim.

Advertisements