Dimni

Neper fush’ e neper male
Frŷn murlani me stuhí ;
O murlá, njat  frŷmen ndale,
Ndal ti, o akull, mos me ngrî.
Mos ma ngrini ket pikë gjak !
— Struku, struku, i shkreti plak.

Po del dimni me kosë ndórë.
Gjeth e bár i ká kositë ;
Qet balkoni pjalm e borë,
E plak-shkreta, tui merdhitë,
I thotë védit me zâ pak :
Struku, struku, i shkreti plak.

D. Ndré Mjedja

Juvenilia (1928)

Advertisements
Ky zë u postua te Ndre Mjeda dhe u etiketua si . Faqeruani permalidhjen.