Bredh brenga e mbrëmjes

Bredh brenga e mbrëmjes. Bryma brigjet zbardh.
Ty të buis mbi dy bumbeska i bryllët gjiri.
E unë ndjej sikur nga gjith ky mall i madh
përbrënda më vjen rreth një gur mulliri.

Mbi ç’buzë bumbeskat-zogj ti po i çuket,
kur mijra zilka gjethesh troket plepi
e natyra nxjerr nga xhep’ i vet
hënën si pasqyrëz tualeti?

Koçi Petriti

Poezi të zgjedhura (2006)