Baladë për Isa Boletinin

Fushë-Kosova desh një mal,
me Korabin tok të rrinin,
dhe mbi djep të saj u ndal,
rriti Isë Boletinin.

Dhe kur nxin e bubullin
mbi Danub e mbi Ballkan,
balli i burrit Boletin
brof e bubullimat mban.

Koçi Petriti

Poezi të zgjedhura (2006)

————

VARIANT:
Isa Boletini (Lulëkuqet; 1985)

Advertisements