Shamigremisura mbi vetull

Pas frëngjive u treta, pas qelqeve plasa, O bir gjaksi, merrmë larg nën sqetull! Kam parmendën mbrehur dhe më ze bar brazda, Moj shamigremisura mbi vetull. Shtatin ma djeg mosha, moshën ma djeg vreri, O bir gjaksi, merrmë larg nën sqetull! Hajd pra, shkojmë e rrimë atje ku rri skifteri, Moj shamigremisura mbi vetull! Koçi … Vazhdoni leximin e Shamigremisura mbi vetull

Ç’i grise të linjtat

Ç'i grise të linjtat Së lari në krua, Sytë i ke te ujët, Mëntë i ke te mua. Nga pragu te gardhi Shkel thua më thua, Rritur bërë ftujë, Verdhur bërë ftua. Dy qirinj u tretën, Një kandil u shua. Kush na pat gojosur Le t'i thahet gjuha! Koçi Petriti Lirika (2010) ------------- p.s. Vjersha … Vazhdoni leximin e Ç’i grise të linjtat

I tretuni

[LËNDA: p. I; p. II; p. III; p. IV; p. V] -------------         I. Me shí pshtjellun acarija Permbî bjeshkë po shungullon ; E prei maleve stuhija Ujët e détit e pervëlon. Mal e rê, porsi dy zdapa, Ngrehin luftë qi gjâ s e pret ; Gjimon moti e par’e mbrapa Mndershem rrféja po kerset. … Vazhdoni leximin e I tretuni

Giûha shqype

(Gustav Meyerit.) Permbî zâ qi lëshon bylbyli Gjiûha shqype m’ shungullon ; Permbi érë qi nep zymyli Pá dá zêmren m’ a ngushllon. Nder kómbë tjerë, nder dhéna tjera Kû e shkoj jeten tesh sá mot, Veç per tý m’ rreh zêmra e mjera, E prei mállit derdhi lot. Njikto giuhë qi jam tui ndie … Vazhdoni leximin e Giûha shqype

Shtegtari

Neper male e neper fusha Pá pushue, pá xanun vênd, Perpín rrugen si harrusha Nji shtegtár me gjith gazmênd. As katundi mâ i pelqyeshem, As gjyteti nuk e pret ; Porsi’j zog merr rrugen rrmyeshem Shpejt e shpejt per vênd të vet. Dit’ e natë thekshem tui shkue Neper dhena mbetun shkret, Kurgjâ s’ mujti … Vazhdoni leximin e Shtegtari

Váji i bylbylit

[LËNDA: p. I; p. II; p. III; p. IV] -------------         I. Po shkrihet bóra Dimni po shkon ; Bylbyl i vorfen, Pse po gjimon ? Pushoj murrlani Me duhí t’ vet : Bylbyl i vorfen, Çou, mos rri shkret. Gjith fushët e malet Blérimi i mbëloj ; Livadhi e pêma Gjith kah lulzoj. Nder … Vazhdoni leximin e Váji i bylbylit

Ândrra e jetës

[LËNDA: kap. 1: Trina; kap. 2: Zoga; kap. 3: Lokja] ------------- Trina         I. Molla t’ kputuna nji deget, Dý qershija lidhë n’ nji rrfanë, Kû fillojnë kufit e Geget Rrijnë dý çika me nji nanë. Krekcë e bré perzie me lisa Rriten rrotull me çetinë, Plepa t’ but’ e qeparisa Mbëlojnë e veshin at … Vazhdoni leximin e Ândrra e jetës

Málli per atdhé

Nder njikto vênde per bukurí Dhén t’ êm i shuemi jam tui dishrue ; N’ gjytete t’ hueja, porsi n’ shkretí,                                     Rrij tui gjimue. Â e bukur fusha kúr çilë prêndvéra, Lulzim ká kopshti kúr lulet dalin ; E drandofilles nder fushë tret’ éra         … Vazhdoni leximin e Málli per atdhé

Lissus

[LËNDA: p. I; p. II; p. III; p. IV; p. V; p. VI; p. VII; p. VIII; p. IX; p. X; p. XI; p. XII] -------------         I. Neper kodra të stolisuna me vneshta Kû vilet árit xhixhillojshin në dielli, E, rrotull fushen tui kaditun, prílli Edhè lulzote kúr kish hîmun vjeshta: Nder ullishta gjelbnore … Vazhdoni leximin e Lissus

Prêndvéra

Jeni lodhë, dallëndysha t’ shkreta, Jé molis’ i ziu bylbyl ; Ah ! pushoni n’ streh’ kû u gjeta, Pushò n’ kopshtë te njaj zymyl. Mbî krahë t’ uej prei dhénash tjera Ju prêndvéren na prûet këtej ; Shlodhn’ju prá, dallëndyesha t’ mjera, Rri, bylbyl, n’ lulzim qi kthej. Se qe ‘j prrue prej malit … Vazhdoni leximin e Prêndvéra

Bredh brenga e mbrëmjes

Bredh brenga e mbrëmjes. Bryma brigjet zbardh. Ty të buis mbi dy bumbeska i bryllët gjiri. E unë ndjej sikur nga gjith ky mall i madh përbrënda më vjen rreth një gur mulliri. Mbi ç'buzë bumbeskat-zogj ti po i çuket, kur mijra zilka gjethesh troket plepi e natyra nxjerr nga xhep’ i vet hënën si … Vazhdoni leximin e Bredh brenga e mbrëmjes

Gjethi dhe dashuria

Si lotët e një vajze që humbi dashurinë, këputet gjeth' i plepit e prehet mbi xhade e këmbët kalimtare e shkelin pa mëshirë, siç shkel shpesh dashuria që ikën e na le. Po koha do të shkojë, që stinë e re të vijë, prej gjethit të zverdhuar rilind një gjeth i ri, si vajza e … Vazhdoni leximin e Gjethi dhe dashuria

Trumcakët

Çukasin, cijasin, trumcakët                                         mbi lera me tinguj të njohur, të rëndë, nuk dinë të prekin me këngë të tjera, se njohin pak qiej,                         se dinë pak këngë. Me jonet e tyre plot “ah”-e trishtimi, cijasin, thërrasin te xhami, thërrime kërkojne kur derdhet thëllimi, po njerzit s'u thonë: Na hani, mos qani! S'u thonë, s'u hedhin, … Vazhdoni leximin e Trumcakët

Kallzimi i blegës së vjetër

Ujku mes rogës, n'asht më rá në tubë e muer bardhokën, delen mâ të mirë. Tue nga mbas tij i humba strajcë e rubë e brita derisá zâni m'u shtjerr. Ktheva në tban e natën kjava në fier. Atje ndër curra maje bjeshkës, nalt, ku pishat janë shtrembnue nga véri, copë e grimë delen e … Vazhdoni leximin e Kallzimi i blegës së vjetër

Disa herë në jetë

Disa herë në jetë e ndieva në fëtyrë erën e trupit të saj në lëvizje dhe s'pata frigë. - Mordja! - thashë e duert e mija ishin të ngjituna ngusht njana me tjetrën dhe s'pata frigë. Në gishtat e mij kisha lidhun dhimbën me fije të kuqe dhe dashuninë s'e harrove. Besoj se âsht larg, … Vazhdoni leximin e Disa herë në jetë

Prej andej ku bujta nji natë

Përpara udhtimit ndigjova muzikën e thermueme nga pikat e njimij thumbave këpucësh. Dashunija e tingujve të violinës për erën e Jugut digjet mbi ullijt e zdeshun. Toka e ndezun lëviz kambët e fëmijve rrugaça që ecin zdathë: ç'mall për dheun e humbun! E ajo tha: "Pushoji sytë në mue!" Në gjijt mes krahve ngjyrgruni -- … Vazhdoni leximin e Prej andej ku bujta nji natë

Zoteshë

Zoteshë, dy krena gjarpijsh ndër vllâj gjij tú, qyshse vetdijse për hijeshinë tande sadefi përbuze përvujtninë e vjollcës. Dashnore e lilit të paçelun, mëkati yt po të mbyt përditë pse korpin tand të rrezitun don me e pá në pasqyrën e hanës, pse do me u bâ sinòr mes diellit e njeriut. Martin Camaj Lirika … Vazhdoni leximin e Zoteshë

Balada e urës

Ish një vajzë e ish një djalë, vajza e donte e djali e donte, po Shkumbini i madh me valë i kish ndarë e s’i bashkonte. Dhe thërrisnin: Oo, të duaa! Po kjo klithmë e lashtë fjalësh u dëgjohej: Joo, s’të duaa! nëpër thashetheme valësh. E humbisnin të dy shpresën e shpresonin prap më tepër, … Vazhdoni leximin e Balada e urës