Lulekuqet

Nga cila zemër këtu ju keni mbirë
te kjo lëndinëz anës gjoli,
ç’njeri me plagë u zvarris për të pirë
e ra përmbys buzë ujrave e më s’foli?

Se ndërsa skuqni mbi këtë tokë të vlagët,
si kupa buzësh që kaltërsinë pini,
na bëni të mendojmë, se ju veçse nga plagët,
nga tjetër gjë nuk mund të mbini.

Koçi Petriti

Balada (2010)

————

VARIANTE:
Lulëkuqet (Lulëkuqet; 1985)
Lulekuqet (Prush nëpër shekuj; 1979)

Advertisements