Kur Plakun e pyetën

Kur plakun Butkalli e pyetën,
ku gjeti aq zemër për aq shumë të vrarë,
ai, për të dëshmuar të vërtetën,
përballë zotërinjve konsullarë,

nga xhepi i brendshëm i xhaketës
nxori një doçkë të përzhitur fëmije
dhe ua lëshoi sipër tryezës,
si aktakuzë e bërë prej Shqipërie…

Koçi Petriti

Balada (2010)

————

VARIANT:
Kur plakun e pyetën (Prush nëpër shekuj; 1979)

Advertisements