Vallja e përjetësisë

(lënda dhe jeta)

Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem,
Pata qënë, do të jem.
Rëndë-e fellë-edhe përjetë,
Jam çudi si kursesi…

Marr të rëndët që përdhè.
Marr të fellët nënë dhè.
Po që Lart prej Qënies vetë
Marr e jap përjetësi.

Lasgush Poradeci

Vdekja e nositit (1978)