Melodi e këputun

Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni i një grues së dashun… andje e përplasun, xhevahir i tretun, një andër e shkelun, buzë e paputhun në melodin' e këputun. Nga vaji i heshtun shkunden supat e xhveshun, verbojnë nga zbardhimi… e therë, therë hidhnimi për çastet e rrëshqitun, për fatin e hikun, për … Vazhdoni leximin e Melodi e këputun

Shpirt i ri

Shqyponjë me krah të thyem! Vall shpirt i plagosun! Shpirt! aht i kulluet! dhimbë gjoksi të brengosun! Vall shpirt i therun... fli e një lterit të ri, vaj' i një skamnori, të vllaut që heq zi; shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun! Qëndro! Qëndro krenarë! mu si një zot i stolisun me … Vazhdoni leximin e Shpirt i ri

Mbramja në Nord

Eci e eci e gjeti blerimin. Tingujt e kumbonareve lanë pishat e bredhat e shkuen me bujtë në qiell. Qetsija e syve t'kaltër rrokulliset nepër pullaze t'thepisun e bâhet pasqyrë e dritave të kandilave të shekullit t'kaluem. Eci e eci muzgu me plaçka në krah e para se me hy mbrendë, e uli barrën skâj … Vazhdoni leximin e Mbramja në Nord

Ky âsht dimni ynë, e Mira

Dhija e egër la alpet dhe u ul në luginë për dy kafshata bár e gjet krizantemat në borë. Ky âsht dimni ynë, e Mira. Flaka në kaminin e vjetër skuq fletët e bardha të kartës së panjollë: të gjitha sendet, të bardha, shkojnë e vijnë tue u sjellë në nji karosel të bardhë dhe … Vazhdoni leximin e Ky âsht dimni ynë, e Mira

Këshillë të një prifti pagan

Mbledhi mendët mirë ashtu si n'fillin e vdekjes mâ parë se me u nisë për Delf a Dodonë. Sa jeta e tanë zgjat për dikend rrugimi n'ankth, a thue po mbrrij atje shëndòsh. Figurzat ari e dhuntitë e paçmueshme n'kòsh për orakullin munden me qenë rreziku yt në shtektim. Nse e qet cekën vërtè për … Vazhdoni leximin e Këshillë të një prifti pagan

Shpirt shpendi

Shkëmbinjve të huaj përplasi stuhija një zog që me të u përlesh. Larg vëndit të dashur mbi varrin e tija, askush nuk e qau e s'e desh. As lule, as gjëmba s'i mbollën mbi vete, askush s'e përfilli atje, ndaj shpendi pa emër vendosi mos tretej nën varrin e zi pa atdhe... Nga mall i … Vazhdoni leximin e Shpirt shpendi

Dallëndyshe

Së pari pak m'u lodhën sytë së pari pak, së pari pak, se s'pashë dot një mal të dytë,         përballë mal, bunker përqark. Ah, të jem djalë! thashë e qesha, po qeshja ime pikoi gjak, të kapërxej ylberin desha,         përballë mal, bunker përqark. E nga që dot pas teje s'renda, moj dallëndyshe që … Vazhdoni leximin e Dallëndyshe

Balada e arkitektit

Shuaj e ndiz një llullë shqope, shuaj e ndiz e thith duhan, nis mendimin mes Evrope, hidh vështrimin mbi Ballkan. Kapërcen një prag rrënoje, që pat qenë akademi, del pastaj prej Voskopoje duke marrë një grusht hi. Udhë pas udhe, han pas hani, shkoi një muaj, tjetri nis, hapin hedh pas një karvani, jo për … Vazhdoni leximin e Balada e arkitektit

Lulekuqet

Nga cila zemër këtu ju keni mbirë te kjo lëndinëz anës gjoli, ç’njeri me plagë u zvarris për të pirë e ra përmbys buzë ujrave e më s’foli? Se ndërsa skuqni mbi këtë tokë të vlagët, si kupa buzësh që kaltërsinë pini, na bëni të mendojmë, se ju veçse nga plagët, nga tjetër gjë nuk … Vazhdoni leximin e Lulekuqet

Kur Plakun e pyetën

Kur plakun Butkalli e pyetën, ku gjeti aq zemër për aq shumë të vrarë, ai, për të dëshmuar të vërtetën, përballë zotërinjve konsullarë, nga xhepi i brendshëm i xhaketës nxori një doçkë të përzhitur fëmije dhe ua lëshoi sipër tryezës, si aktakuzë e bërë prej Shqipërie... Koçi Petriti Balada (2010) ------------- VARIANT: Kur plakun e … Vazhdoni leximin e Kur Plakun e pyetën

Tëmthat më rrahin

Tëmthat më rrahin,                 zemra më digjet, dua një shekull të rroj e larg n’u largofsha si ujrat nga brigjet prap ti më dhimbsesh njësoj. Ç’rëntë mbi mua,                 ç’rrjedhtë nën mua, rrjedhtë e më ktheftë tek ti, unë ç'njeri duhet dashur e dua, ty të kam Perëndi. Ç’flasim kështu,                 ç’heshtim kështu, vallë në ç’ujra po zhytem? … Vazhdoni leximin e Tëmthat më rrahin

Vdekja e nositit

Me zjarr ju flas..., me zjarr. Në gjirin t'im kam hapur varr... Që t'i jap shpresë-edhe t'j-a marr... Un' ik liqerit zemërak Fatlum dh' i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi, Dh'u jap ushqim me dashuri - Një dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin t'a godas... Dh'e hap … Vazhdoni leximin e Vdekja e nositit

Trajtat e mbinjeriut

Dityramb Nietzchean Një vegim shpirtnuer n'errsin të paskajshme në botën e mjerimit, një rreze e diellit me ngrofë zemrën e ngrime të kësaj botës së varfshme. Shpejt zhduken pranverat, posi shkumbë e detit dhe shembet hareja, e stinat e vjetra pa ngjyra, pa trajta, mjellin fara helmit. Nana-dhé vejushë dhe me gjitë shitue na pjell … Vazhdoni leximin e Trajtat e mbinjeriut

Mes dy botnave

Bletën e ambël e mushkajën pelini e njofti çdo lule ndër fusha tona e kam mjaltë e helm në gjak. Hija e tim èt me zemër ari e kobure në brêz më ngreh me vehte dhe mund të urrej me shpírt. Xhixhilloja dritash qytetesh të larga e inxhij ndër qafa delikate më përzihen në sý. … Vazhdoni leximin e Mes dy botnave

Kanga e përndimit

Kangë Përndimi, kangë njeri të dehun nga besimi në vete... Kanga e tij një fé tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne, ku prej mëngjezit deri në mbramje shkrihen ndjesitë, trutë njerzore n'apotheozën e hekurt; shpirtent pershkohen në tymore, të cilat në fishkllim i përqeshen zotit të vjetër edhe qiellit e me ré të … Vazhdoni leximin e Kanga e përndimit

Ekstaza pranverore

        … dhe pranvera erdhi… Nepër ftyra tona rrëshqiti një gëzim dhe ndër zemra tona ngrehi një folé e një jetë e bukur, e një jetë e ré me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.         … dhe dallndysha erdhi… si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri, me qiellën rroket, me diellin puthet, dridhen krahët … Vazhdoni leximin e Ekstaza pranverore

Kanga e të burgosurit

Nepër hekra të kryqzuem të dritores seme shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë edhe shof diellin sa një pare serme -- aq largë asht dielli nga e emja gropë. E kjo gropë e eme e ka emnin burg. E dini se burgu nuk asht për dëfrim. Prandaj burg' i emi asht shumë shum'i ultë … Vazhdoni leximin e Kanga e të burgosurit

Një tufëz bar

Një tufëz bar                 me brishtësinë e barit, një tufëz bar, i butë si gëzof, ka mbirë ku shkel këmba e kalimtarit, e unë rri mendoj si filozof: Pa shih,         kjo brishtësi e butë, asfaltin çau                 dhe e shkelur përsëri me ç’primitivitet bën luftë apo për ç’qytetërim po bëhet fli? Koçi Petriti Poezi të zgjedhura (2006) … Vazhdoni leximin e Një tufëz bar

Nëqese ia dalim

Nëqese ia dalim, or vëllá, me dallue trupin e blinit t'bardhë prej currave të bardhë së largu n'mal, mjaft kemi bâ. Nëqese ia dalim me dallue detin prej qiellës e vëllaun prej fqinit e fqinin prej të huejit, mjaft kemi bâ. Le t'u sillemi edhe vashave e t'i përziejmë sytë e tyne me syzit e … Vazhdoni leximin e Nëqese ia dalim

Oh, vanë fletët…

(fragment) O vanë fletët e në zi-ra Si mot-për-mot vjeshtori pyll. Me zinë-e kohës çel dëshira, Dëshira çelur - gazi mbyll. Përtej nga-i jetave sinuar! Dhe larg përjetë-helmori gas! Po jo: ah, malli q'u pat shuar Lind e rilind m'i ndritur pas. Prej të brengosurave dete Kam huar dhembje-e zemërim Që të buças në krismë … Vazhdoni leximin e Oh, vanë fletët…

Pikëpjekja jonë e shkurtër ish

Pikëpjekja jonë e shkurtër ish, Fill këputur keq nga lëmshi i jetës, Si dy re që piqen rastësisht e Peng në ndarje i mbeten njëra tjetrës, E sa herë harrohemi të dy, Ç’re u nxi e ç’re u ylberua? Reja ime shi lëshon mbi ty, Reja jote breshër derdh mbi mua. Dhe sa herë u … Vazhdoni leximin e Pikëpjekja jonë e shkurtër ish

Ju kujtova të gjithave

Ju kujtova të gjithave juve që them se ju desha, që nga m’e hershmja, gjer tek e vona, atë që ish e paputhura, atë që ish virgjëresha, atë që ish moll' e sherrit e pelë e harbimeve tona. Atë që flijoi për tre grosh dashurizën e parë, atë që briroi fill pas muajit të mjaltit … Vazhdoni leximin e Ju kujtova të gjithave