Po troket çekani
Po kërcet mejdani
Dor’ e këmb’ i çpon,
Krishtin kryqëson.
Me tërbim goditin
Me gjëmim e ngjitin
Turma ulërin
Nëna blegërin.
Çdo peronë plagë
Përvëlon si flagë
Çurka gjak buron
Fryhet dhe pikon.
Kryqet ngulen, shtisen,
Tallen, qesëndisen;
Sipërkryqe tre
Tri Mari përdhe.
Fan S. Noli
Albumi (1948)