Malli rinuer

Valët muzikore fluturojnë nga përndimi shkrepen e përtrihen per murët e dhomës seme, edhe mandej dridhen mbrenda në zemër teme dhe zgjojnë ndijesina që mbìu ka hini. Ndijesitë e mija me valët muzikore shkëmbejnë puthje të nxehta posi dy dashnorë e pa mshirë shëgjeta më therë në kraharor edhe më merr malli për jetë ma … Vazhdoni leximin e Malli rinuer

Rezignata

Na shprehun të ngushlluem gjetme në vaj… Mjerimet i morme në pajë me jetë… se kjo botë mbarë ndër gji t'Univerzumit asht një varrë, ku qenja e dënueme shkrrahet rrshanë me vullnet të ndrydhun në grusht të një vigan. -- Një sy i stolisun me lot të kulluet së dhimbes së thelltë ndritë nga skaji … Vazhdoni leximin e Rezignata

Dy buzë

Dy buzë të kuqe, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithen, gëzimin ma fiken, si fantazma hiken nder do bota të larta… Dy buzë të përgjakta, dy dëshira të flakta, që afshin ma thithen në buzë kur m’u njiten – andjet m’i trazuen, zemrën ma tërbuen, trunin ma helmuen e në fund u mërguen… … Vazhdoni leximin e Dy buzë

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba ne kensit dykambësh që zbuluem hy'n edhe aq ma tepër e ngatrruem ny'n… shpirtent tonë skyftera deshen të bahen pëllumba. (Rrini, mor skyftera! Pse të baheni pëllumba? Mizat e parajsit në jeten mbrapa vorrit kanë me iu mërzitun - dhe mandej prej zorit do të pelcisni… Prandej: pse … Vazhdoni leximin e Pesha e fatit

Lumi

Shpesh rri në breg të këtij lumi, sikur të jem me një njeri, pastaj gjith natën s’më merr gjumi me kotpushtetësinë e tij. Pa thënë asgjë të re në botë, të tjetërsohet shkon në det, si dhe njeriu krejt i rëndomtë mes të rëndomtëvet humbet. Veç kur trazohet nga rrëketë e ngre kaskada e shtratit … Vazhdoni leximin e Lumi

Qeni gjeneral

Te një han, mbi një bregshesh, pas një lumi, nën një mal, ju s’e dini si u vesh qeni i Quksit gjeneral. Te ky shteg, ku mbiu ky han, pat kaluar me tabor kushedi ç’Fatih sulltan, kushedi ç’dreq perandor. Duke ikur për Bizant, duke ardhur për Dyrrah, s’erdhi mik asnjë prelat, as një kral, asnjë … Vazhdoni leximin e Qeni gjeneral

Blasfemi

Notojnë xhamijat dhe kishat nepër kujtime tona, e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye, por vazhdoi të rrahi nder lodra dhe kumbona. Xhamijat dhe kishat madhshtore ndër vende tona të mjerueme… Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpija tona përdhecke… Zani i … Vazhdoni leximin e Blasfemi

Lagja e varfun

Krahët e zez të një nate pa fund e varrosën lagjen pranë, dritë, jetë, gjallsí - askund, vetëm errsinë e skam. U harrue jeta e ditës ndër shtresat e natës, e pagja u derdh nga parzm' e errsinës… n'andrra përkundet lagja. Njerzit ndër shtëpija flejnë me gjoksa të lakurtë e të thatë e gratë … … Vazhdoni leximin e Lagja e varfun

Kanga e rinis

Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand, të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash sytë e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnû me zjarm tand, rini… Dhe të na mbysi … Vazhdoni leximin e Kanga e rinis

Zgjimi

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem! O vullnete të shtypuna me thembra të ngurta të titajve të tërbuem! Të cilët n'udhë për në theqafje këndej-pari i rane dhe votrat tona në mjerim i përlane… O vullnete të ndrydhuna! O vullnete të shtypuna! Shkundëni prangat të mbrapshta! E me brimë … Vazhdoni leximin e Zgjimi

Nën flamujt e melankolisë

Në vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolije të trishtueshme… … dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që nderton diçka të re. Aty këtu nën hijet e flamujvet mund të shifet një mund, një përpjekje e madhe përmbi vdekje për të pjellë diçka të madhe, për të qitë në dritë … Vazhdoni leximin e Nën flamujt e melankolisë

Poema e mjerimit

Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert' e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet deri sa të vdesin. E mbi ta … Vazhdoni leximin e Poema e mjerimit

Kangët e pakëndueme

Thelltë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme, të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori, të cilat flejnë e presin nji ditë ma të lumnueme me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori. Thelltë në veten teme kangët e mia jesin… e unë jam vullkani që fle i fashitun, por kur t'i vijë … Vazhdoni leximin e Kangët e pakëndueme

Të lindet njeriu…

Të lindet një njeri nga gjin' i dheut tonë të rim' me lot të vakët, nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët për nji gen të ri -- Të lindet një njeri! Pa hyll në ball' -- por që me fjalë të pushton, që të rrëmben qetsin' e bân gjakun të … Vazhdoni leximin e Të lindet njeriu…

Të birtë e shekullit të ri

Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue… Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot - se dheu ynë qé … Vazhdoni leximin e Të birtë e shekullit të ri

Kanga e dhimbës krenare

O dhimbë krenare e shpirtit që vuen dhe shpërthen ndër vargjet e lira... A deshte vall për t'u ngushlluem tu' e stolisë botën me xhevahira? O dhimbë krenare ndër vargjet e lira, që kumbojnë me tinguj të sinqertë... Vall a do të prekish kend ndër ndijesina? A po do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë? … Vazhdoni leximin e Kanga e dhimbës krenare

Parathanja e parathanjeve

Përditë përndojnë zotat dhe rrëshqasin trajtat e tyne mbi vjet dhe shekuj dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri. Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun në shej të pendimit dhe bërtet në kulm të hidhnimit: çka, çka krijove? - E njeriu nuk e di: a âsht zoti pjella e tij … Vazhdoni leximin e Parathanja e parathanjeve

Shpirtënt shtegtarë

Mramë një erë e ftohtë acar fryni nga ana e maleve, i shkundi shpirtent tonë - e bashkë me gjethë të kësaj vjeshte i muer andej kah dielli hijën si të përgjaktë ua lëshon zallevet -- në Përndim, ku tret e shkimet drita në pamundësinë e vet. Enden shpirtent tonë nepër vise të Përndimit të … Vazhdoni leximin e Shpirtënt shtegtarë

Vjeshta në parakalim

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona. Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli, lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona, dridhet jet'e vyshkun ndër gemba të një plepi. Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme - (dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!) Gëzimet, andjet tona, dëshirat e … Vazhdoni leximin e Vjeshta në parakalim

Sonet pranveruer

Me kangë në buzë e hove të reja u zgjue agimi pranveruer, largsinat e hjedhta ka zatetë hareja, n’argjent shkelqejnë brigjet tërthuer. Me kangë në buzë u zgjue agimi dhe ja këndoj kangën diellit t’art rrezash purpure dhe jetëdhurimi me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë. Me manushaqe në buzë e me andje në … Vazhdoni leximin e Sonet pranveruer

Andrra e korbit

Mbas shiut korbi i lagun mbrrini ndër shkambije të veta. Mbas shiut rá dielli dhe zogun e madh e nxente para shpelle në rrasë. Tue qitun avull korbi, andrroi ai veten mbi maje në qiell pa rê e poshtë ndër pyje nji kingj t'vetmuem si 'i herë në rininë e parë. Dhe 'i herë porsi … Vazhdoni leximin e Andrra e korbit

Vdekja jonë

        I. Pa shijmë, shijmëzë detar Mi lundër venetiku! Zu po dremit vetëtimtar Ndajnatë-Adriatiku. Dhe po të pres me shpirt të vet Të vemi dal-nga-dale Ku-i jep mëshirë-i tmershmi det Së pamëshirshmes vale...         II. Ërgjënd' i hënës vajzëror U ndes me gur të shtrentë, Po ndrin kaq heshtur e paqtor Nër funde uj'i shentë. E përmi … Vazhdoni leximin e Vdekja jonë

E bukura

I dha krahina ç’djem që pati, e ç’burrë ish burrë u dha. E krali pret t’i shkojë te shtrati, m’ e bukura ndër gra. E gdhihen pleqtë shekullorë nën shekullorin rrap, që thonë mbledh rrufe në dorë e qiellit ia kthen prap. Kutitë hidhur hapin, mbyllin, as kundër dot, as pro, e shpata zbret të … Vazhdoni leximin e E bukura

Kryqësimi

Po troket çekani Po kërcet mejdani Dor’ e këmb’ i çpon, Krishtin kryqëson. Me tërbim goditin Me gjëmim e ngjitin Turma ulërin Nëna blegërin. Çdo peronë plagë Përvëlon si flagë Çurka gjak buron Fryhet dhe pikon. Kryqet ngulen, shtisen, Tallen, qesëndisen; Sipërkryqe tre Tri Mari përdhe. Fan S. Noli Albumi (1948)