Rivalët

E fshehën prapa krahësh hënën retë,
si prindër fanatikë e të padalë,
ne jemi dy,
                përcjellim një të tretë,
dy shokë,
        sot padashur dhe rivalë.

Më dysh i përndau retë hëna e zbehtë
dhe shtiri sytë e bukur mbi zabel;
ne jemi dy,
                përcjellim një të tretë,
po nuk e dimë,
                        ajo kë po përcjell.

Koçi Petriti

Lirika (2010)

————

VARIANT:
Rivalët (Lirikat e majit; 1962)

Advertisements