Arkiva Mujorë: Nëntor 2014

Poeti qënka shpesh si femra

Poeti qënka shpesh si femra, sojlleshë prej sojsëzëve lakmuar, vargu i vërtetë i del nga zemra, tjetrin ia pjell mitra e përdhunuar. E nën censorë – cerberë të kuq, pesëdhjet vjet, o Zot, të rrosh në pyll mes horrash ujq, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Ku shtrohet vala

(romancë) Ku shtrohet vala përmbi zall E fryn një këng’ e pakuptuar, Të pashë, motër, plot me mall, Më pe më shpirt të llaftaruar. Q’ahere silleshim më nge Gjith vet-i dytë, vet-e dytë… Dh’ i shtinja sytë gjithë përdhe – … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vajzë me faculetë në krye

Vajzë me faculetë në krye, s’e din askush si ballin e ke të gjanë e vetullat e holla. Vajzë me faculetë në krye, flokët tu, vetëm, e dinë shtypjen e barit të njomë prej borës e peshën e dëshireve të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Lidhje e paçkëputur

Ti moj Engjëll, moj Shejtane, Moj Zambak e moj shafrane, Ti më dehe të papirë Me tufan e me farmirë; Moj kurbatkë katarroshe, Moj sarhoshe kokëboshe, Më përpjek qoshe më qoshe; Me zinxhir po më zvarnis, Më shastis e më … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Rivalët

E fshehën prapa krahësh hënën retë, si prindër fanatikë e të padalë, ne jemi dy,                 përcjellim një të tretë, dy shokë,         sot padashur dhe rivalë. Më dysh i përndau retë hëna e zbehtë dhe shtiri sytë e bukur mbi zabel; … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Je ulur fort

Kujtimi im që më s’më jep të qetë, Kujtimi im q’u llaftaris pas teje, Në qetësi ësht’ iskër prej rrufeje, Në ças llaftare zjarr e flakë vetë. Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë, Kur mall’ i dhembshur ze buçet ndaj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kanga e korrtares

Fije kallijsh kok-randë e me nji ngjyrë T’prarueme n’llanën e saj bijnë tu’ u gzhatë Dhe djersa i ulet tue pikue për ftyrë Të hijshme e t’ndezët si ky grunë i thatë. Dorcat e mbushuna për anë i kqýr — … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Saga e Sermajesë

Jam kusar e jam beqar Dua grua pa zarar. S’kam para dhe s’gjenj para ta ble Puna duhet bërë me hile. Dal në brek: bërtas në tym karshi: “Eja pak këtej, or çelebi!” Ardhi, ia tregova meselenë; “Vem’ edhe rrëmbejmë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Sofokliu

Sofokliu ishte budalla, Kur u mplak, edhe Kupidi e la, Tha: “Shpëtova nga një maskara!”         Goja, pra, iu tha. Sofokliu nuk e kishte mirë: Plaku s’ka takat, po ka dëshirë. Gjalpë s’ka, po ka një pus me hirrë,         Furrë dhe … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e lam’ e ku na mbeti Vaj vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Syrgjyn-vdekur

(Elegji për Luigj Gurakuqin) Nëno moj, mbaj zi për vllanë, Me tre plumba na i ranë, Na e vran’ e na e shanë, Na i thanë trathëtor. Se të deshte dhe s’të deshnin, Se të qante kur të qeshnin, Se … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Jepni për Nënën

Ç’thotë ajo e ve e gjorë, – Mbretëreshë pa kurorë – Faqeçjerrur, leshlëshuar, Shpirt e zemër përvëluar, Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!”         Mbahu, Nëno, mos kij frikë,         se ke djemtë n’Amerikë! Qan e lutet Nën’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o Flamur shkabë, O vënt e vatr’, o nën’ e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, Flamur i zi! Fortesë shkëmbi, tmerr tirani, S’të trëmp Romani, as Veneciani, As Sërp Dushani, as turk … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Shën Pjetri në mangall

Fryn e shfryn veriu, Ngrin, mërdhin i ziu Dhe mangallit i afrohet                 Që të ngrohet. Krishtin brënda e gjykojnë Dhe pas ligjës e dënojnë, E goditin dhe e shtyjnë,                 E pështyjnë. S’del askush që ta shpëtonjë; Roma do ta kryqësonjë, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Tregimi i arbnit

Më thà nji arbën vllaznisht, pa më njohtë: “Gurt, eshtnat e dheut, kudò i kam kapë Ndër duer e m’lanë përshtypje të ftohtë Si prekja e gjarpnit kulaç në vapë, Por guri i caranit n’votër tim èt Qe prore i … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Si të të nxjerr prej vjershave të mia

Si të të nxjerr prej vjershave të mia, ku ti hajdutërisht s’ke hyrë. si n’atë shtrat, ku t’iku çupëria, të delje s’deshe e tjetra të pat shtyrë? Si të të nxjerr? Ti hyre gjer në çmëndje, pa ty më mbeten … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Kur në flakë

Kur në flakë të qiririt ze mendohem net-për-net Dh’e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej skëterrës së pa mate më del bot’ e endërruar, Vetëm ti, o im-e dashur, net-për-net më ri larguar. Po çdo ëndër … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Marshi i Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhën me hithr’ e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik batërma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba! Trathëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çthurre, na çkule, na çduke … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Hija e lisit

Dielli i rá për skíthi lisit të madh e i zbuloi nën hije eshtnat e njérit si cokla, si drû. Hija e tij â e qetë si tis mëndafshi të zi në faltore. Gjingallat mbi dega gjimojnë njíheri në vapë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Natë

Ra nata.         Mbi barin e larë nga shiu antenat i nxjerr çdo kërmill, nër mezhda, ku s’ndihen më hapa njeriu, këndon karkaleci jeshil. Kallinjtë me krahë i përçik lakuriqka, mustaqja mustaqen e shtyn, mbledh bishtin nën plisa hardhucka me pika, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Një yll përjetësije

Të pashë për së pari në zi të jetës s’ ime, Nga vënd’ i lumtëruar ti vinje me-nga-dal. T’ a kishte ndritur udhën një valë shkrepëtime, Një fërfëllim i hënës që ngrihej përmi mal. Kùsh m’ i pat hequr çapet … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Krishti me kamçikun

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë, Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrytojnë, Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë. Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë në kish’ e në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Moisiu në mal

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë Kryeprofeti, trimi me fletë, Të bisedonjë me Perëndinë         Për Palestinë. Arrin në majë lart i kapitur, Qëndron me frikë, pret i tronditur, Dhe Jehovaj’ i flet prej reje         Me zë rrufeje: “Ti dhe të tjerët … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Thomsoni dhe kuçedra

        Te ura, te Ura,         Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh’e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me vrap.         Kuçedr’ e Turqisë, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Rent, or Marathonomak!

Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthurr ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak! Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine Nëpër fush’ e brek … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Çepelitja

Isha shtruar në hajat, Çepelitja me rahat. Ajo vjen edhe më shtrohet, Pran’ edhe më pran’ afrohet. Unë çepelit e pre, Ajo sulu dhe mbërthe. I largohem me usull, Qasjen nuk e bënj kabull. Ik’ e ik’ arrinj në mur, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Plak, topall dhe ashik

Dale, moj, se kam një fjalë, Se më rrjedhin djersët valë; Dale, moj, se s’jam më djalë         Dhe më s’ecënj dot. Dale, moj, se më kapite, Më këpute, më sfilite, Prite, moj, ashikun, prite         Që të vjen me not. E … Vazhdoni leximin

Postuar tek Fan S. Noli | Etiketuar me

Erë trëndeline

Sesi m’ju lëndon dashurija! Sesi m’ju lëndon pa pushim! O lotët e syve të mija! O klithmëz e tingëllit t’im! Ju shoqe të kohës mitare… Mikesha… motriçka… pa faj! Ju humbtë në mjegull për fare, Dh’ u solla ndër mënd … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Me më të bukurat kam bërë dashuri

Me më të bukurat kam bërë dashuri, me më të bukurën kam bërë fëmijë, shijova luleshtrydhje e kulumbri e vdekja kur të dojë le të vijë! Koçi Petriti Poezi të zgjedhura (2006)

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Kur nuk ndjehesh fare mirë

Kur nuk ndjehesh fare mirë (Sepse shpirtin e ke plot), Ze këndon në vetësirë Pa të derdhen pika lot. Pika lot, si pika dylli, Që të derdhen aqe shpesh, Kush qepallat nuk i mbylli… Nuku mund t’i marë vesh. Kujt … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me