S’do ta ze më emrin tënd në gojë,
ndonse vjersha plot zhgënjim do thur,
në atë çast që ti të më kujtohesh
do t’u shtije zoçkave me gur.
Do të loz si mëzi jelendritur
lojën me mëngjez t’argjëndë ngjyer
që shqelmon kot n’ajër brofje gërgujsh,
pa e shkelur shkurtën krahëthyer.
Si një re e murme, e trishtuar,
cila erë vallë po më shtyn
Drejt një udhe vajze të harruar?
Koçi Petriti
Lirikat e majit (2002)