Si shpirt’ i zi në kraharuar,
U mbyll liqeri nënë male.
Ndaj fund’ i ti e pasqyruar,
Po shuhet nata me-nga-dale.
E shoh ku vdes e ku po vuan,
E syt’ e saj dyke pulitur;
E syt’ e saj q’ u mavijuan,
Jan yjt’ e qjellit të venitur.
Tashi dh’ agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri,
Po tretet tinës yll’ i dritës
Posi një sumbull prej sheqeri.
Pra ja! pra ja! se dita ndezi,
Se fund’ i ujit vetëtiti,
Se posi lajmëtar-mëngjesi,
Del zogu-i bardh’ i një nositi…
Lasgush Poradeci
Vdekja e nositit (1978)