Arkiva Mujorë: Tetor 2014

Sapo jam kthyer nga një rrugë

Sapo jam kthyer nga një rrugë e dy fëmijë i vështroj gjatë, secili ka në dorë lugë, çdonjëri ka përpara pjatë. Përballë njëri-tjetrit rrinë siç rri njeriu përballë njeriut, me të zakonshmen dhe gjeninë, që fshihet brenda çilimiut. Fle i … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Prej çdo gazi-e hidhërimi

Prej çdo gazi-e hidhërimi Mbetet pas vetëm kujtimi. Ah, dh’i shkreti-mallëngjimi. Lasgush Poradeci Ylli i zemrës (1937)

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Për të fundit herë e ngjita vreshtin

Për të fundit herë e ngjita vreshtin, breng’ e ikjes larg nën gjoks më shtyp, ndjej sikur insekt e drurë heshtin kur lastar hardhie marr përtyp. Vreshtit, që ia njoh e ma njeh lotin, do ta gdhij i vetëm, veshur … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Mbretërija e zemrës

Kur hapet perëndimi pas maleve përposh, Ti vjen, o motr’ e ëmbël, në shpirt të më qëndrosh; Ti zbret vetëtimtare, e fellë-edhe më fellë; Në fund të zemrës s’ime fundet posi një djellë; Fundet posi një djellë që vdes në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

S’do të dal më në muzg

S’do të dal më në muzg afër çukës, një vërsnik hundërjepur të mund, as të bie në gjurmët e shkurtës, që tërshërën me brofje lëkund. Lopve sisët kulloshër u rrjedhin, viçat ndjellin pëllitje të gjata, s’do rri më, si dikur, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Nën një varg patash ardhur nga Danubi

Mbaj mend kur mëkatova për së pari me dorën si rreth levës s’Arkimedit, u shkund prej manushaqeve nektari e unë pa mend po i vinja rreth planetit? E leq thur me kom kali e kap mëllinja si gjarpri e nuselale … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Kujtimi i vjeshtës

Livadhet e Shkodrës i plaku vjeshta. Malsorët po ulen prej bjeshke: qeni ec përpara, mbas tij shkon tuba e malsorja me qêth në krah. Nji vashë ndër zungtha buzë liqenit tha: “Ujë, m’a nep pasqyrën tande të këqyrem si plepi … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

S’do ta ze më emrin tënd në gojë

S’do ta ze më emrin tënd në gojë, ndonse vjersha plot zhgënjim do thur, në atë çast që ti të më kujtohesh do t’u shtije zoçkave me gur. Do të loz si mëzi jelendritur lojën me mëngjez t’argjëndë ngjyer që … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Grishje

Shtini duert në brumin e kollomboqit në magje, shtini sytë në ngjyrën e murit të zí: kujtimi ka shijen e sherbetit të mjaltit që pimë n’oborr – nën tandën e hardhís. Era e sanës së re, era e sanës së … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Kur dalin shkëndijat

Mbi bar më kurriz ti ke rënë, guguçja mes degësh guit, një grusht me shkëndia kam zënë, mbi ballë e mbi faqe t’i ngjit. Fytyrën, që feks mes balukesh, me yje të vegjël ta mbush; e rënë prej qiellit, më … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Nji vjetë

Shkove në pranverë kur kumbullat lulojnë mbi kodër e shelqet gjethen në lum. Mani n’oborr âsht pjekë si tjera herë e prroni nën shpí u thá, xhingalla mbi plep ka britë e britë e ti s’ke ndie as pá. Vjeshta … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Prolog

Me mall e vështroj botën. Është maj, tërfili sjell aromë edhe të deh. E ç’kam në zemër dua ta shpërndaj si grusht shkëndia ndezur nëpër dej. Kam parë pak në jetë, jam i ri mustaqes brisk i vura tashti shpejt, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Të ritë-e vitevet të mi

(këngë) Të ritë-e viteve të mi M’a fryri fati zall më zall: Sesi çkëlqenje në stoli Kur më pat zën’ i pari mall! Të ndrinin flokët posi ar T’u derdhur supës tatëpjet, E të vështronja zilitar Në sy të fellë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Posi burbuq’ e trëndafilit

Posi burbuq’ e trëndafilit që çelte-e fshehur afër nesh, Të çeli buza miturishte e më një ças t’u nënëqesh; Ahere hargu i hepuar t’a ndau përmes më dy thelpinj… E t’a shijoj me ëmbëlsirë vështrimi im që më s’m’u nginj. … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Si nus’ e re

Shpirti im i dëshëruar, Shpirti im që m’u zhurit, Nga mërgim’ i zemëruar Fluturoj posi petrit. Iku larg e dyke qarë Me një dhembje mun në gji, Dhe qëndroj ku mall’ i parë Hesht e vdes në qetësi. Hesht e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ti moj shoqe

Kur për herëzën e parë Vetë filli ti më poqe, Zura mall që s’kish të ngjarë,                 Ti moj shoqe. Zure-e sytë me dy duar E së qeshuri m’u fike, Dhe më mbete-e turpëruar,                 Ti moj mike. Oh, q’ahere dit’-për-dita Gjiri … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dora jote ledhatarja

Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbetë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. Kur t’a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës, Shpirti im i frymëzuar rëgëtiu në llaftari. Se me lëndë magjistare u pat bërë tul’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Mbarim vjeshte

Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë Dyke shkuar që me-natë sipër malesh me dëborë… Iku rënd’ e i përmallshmë, dhe me sqep të ti të fortë Zotëriut q’ i la folezën i trokiti mun në portë… … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Zog i qiejve

(Në vënd parafjale) Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak… Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak, Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri: Brenda tufës së junapit që mbleroj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Epshi ynë

Erë shpellash në gúr. Erë vashe që ngrani nën diell lule kumbullash. Epshi i plepave brigjeve të lumejve tanë âsht véri. Vëllaut s’i lypa kurr hise, por ai ma dha: nji tokë pa lisa, e djegun që shuhet si gëlqere … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Udhtari

Gjithditën n’udhtim më lagu shiu i butë e në muzg drita e fshatit nga larg nuk më ngushlloi, kujtimi i drandofilles së kuqe nën diell s’m’a hoq mërzinë: kryet e gjarpnit të gëdhendun në shkop shtrëngova e fletzat i bâna … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Elegji e dytë

Mbi sukë mes currave t’bardhë ogiçi përtypet fillikàt, vetëm. Dy sy – pasqyrzat e mija te votra – janë thye prej grijës dimnore e fëtyrën teme s’do ta shoh kurr mâ. Hana mes rêve çán rrugën vetëm. Mbas rêve hija … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Lulja e diellit

Kryeulun mbi murin e kopshtit vrejte udhtarin në petka të kuqe. Sa fort të dashunoi udhtari e të soditi e sytë ndër rreze iu shkrinë. Por era ty qafën e hollë të përkundi edhe ai e muer për “jo” e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Elegji e parë

Kur kam me qenë i këputun nga mundi i vjetve të rrëpîta sa ‘i shkamb, mos të vijë keq ty, Taze, për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, kingj i ngatuem për flîje. Leni plakat të qajnë mbi mue … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Deshta nji vashë

Deshta nji vashë në shpinë e vogël rrethue n’shimshír, në shpinë e vogël me lule n’shkallë. Flutrova mbi flatrat e mallit me bletë në rrezet e para n’àjr e zemra m’u dridh e dora si thimtha zogze n’gjinin e lules, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Tingujt e parë

Pava npër qiellin e vrrinit dikúr tue kalue shum rê dhe lumejt e turbullt tue bajtun gùr e landë. Tue hy në t’shtatën vjetë ujkun e pava n’ikje me bisht ndër kambë e me veshë të çuem currek përpjetë. Shkova … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Ti po vjen që prej së largu

Ti po vjen që prej së largu magjiplote-e dal-nga-dal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mi lëndina. Nënë thembërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal. E si shkon me hap të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Syr’ i fshehur

Malli jonë q’u pat shuar, Malli-i bërë fije, Sot më gjet të zemëruar, Më pru lotë zije. Un’ u ngrita që-me-natë Posi dashurija – Pse m’u lag o! syr’ i thatë Në mjerim të tija? Ësht’ agim tashi moj mike, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dimër

Shpirti im që sot u mbyll Dhe gëzimin m’a përzuri. Nëpër mal e nëpër pyll Zu dëbora prej qëkuri. Bjenë flokët një-nga-një Mi katundin e shkretuar. Dyke mardhur nënë të Dheri fjet e ri mbuluar. Fjet nga-dal e shpirti im, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Mëngjes

Si shpirt’ i zi në kraharuar, U mbyll liqeri nënë male. Ndaj fund’ i ti e pasqyruar, Po shuhet nata me-nga-dale. E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt’ e saj dyke pulitur; E syt’ e saj q’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir. Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Dyke sbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir… E kudó krahin’ e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me