Gërmadha

Nga gjithçka që thamë e bëmë njëherë,
mbeti diçka që as ti dot s’e urreve,
si trungu i djegur, mbetur mbi humnerë,
mbas gjithë vetëtimave dhe rrufeve.

E kjo diçka papritur qenka zgjuar,
si bisk buisur sipër shkrumbërie.
O, s’paska asgjë më të trishtuar
se të ringresh gërmadha dashurie!

Koçi Petriti

Poezi të zgjedhura (2006)