Sa herë marr vesh të vdesin njerëz

Seç ndiej
sa herë marr vesh
               të vdesin njerëz
nga njerëzit që kam njohur,
sikur nga vrima e çelësit të derës
del pak nga pak dhe fryma ime e ftohur.

Ti bëhu baltë e bar e pemë,
o buzëlidhuri me napë!
“E për të vajtur do të vemë
e për të ardhur s’vijmë prapë…”

Koçi Petriti

Lirika (2010)

————

p.s. Në tjetër variant, njihet me titullin “Impresion”.

Advertisements