Arkiva Mujorë: Shtator 2014

Zemra e liqerit

Dirgjet shpesh liqeri-i kaltër E pushon në mes të ditës, Sipër ti buçet prej fundesh Pasqyrim’ i ti shëndritës. Val’ e urtë-i shtrohet anës Dal-nga-dal e fashe-fashe, Që prej zallit të përbujshëm Nisen lundrat levorashe. Po atje ku nisen lundrat, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kau

Pas pune përfund arës ulet, çlodhet e ripërtypet kau balash, ia thith lëndina e qëndis lulet, të ndritshmet jargë si mëndafsh. I avullon djersa në shpatull, një zog mes brirvet ulet e çuket, i shkul ca lesh e rend në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Lulet

Të solla lule që për miq i ruaj, Për të ma bërë qejfin mos i merr; Po qe se nuk ta ngrohin zemrën, thuaj, Se s’më vjen keq në syt’ e tu t’i shkel, Sa më vjen keq t’i prekë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Fallxheshë

Ti ma sheh pëllëmbën si fallxheshë, prerë nga një vijë mespërmes, e më flet për fatin tim pareshtur se nga dorë femre do të vdes. Nuk e paskam t’ardhmen pa zigzake, as të gjatë jetën nuk e kam, ngrysu e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Si do të vish si s’do të vish

Si do të vish, si s’do të vish në udhën e braktisur, unë flokët më s’do të t’i shprish ashtu siç t’i kam shprishur. Mbi gjoksin tim, që digjet zjarr, do rrish pa bërë zë, po unë prap si fillestar … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Në puthje ishe krejt dëborë

Në puthje ishe krejt dëborë, sikur më puthte vdekja, e unë         të shtira kot në dorë, mos shkonte kot pikpjekja. Po dhe në ish dorështënia e kotë, a thjesht pa epsh, pa ëndje, përse më kap rënqethja e ftohtë sa … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

As mundem të të mbaj

As mundem të të mbaj, as bindem të të ndaj, ndonëse guxim i krisur më jep shtytje, e toka që i zbon avujt e saj shpesh kërkon shi e shpesh pëson përmbytje. Koçi Petriti Albumi i lirikave (2004) p.s. Vjersha … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

S’rri dot me ty

S’rri dot me ty, s’bëj dot pa ty, nata ka vesh, dita ka sy. Fshehur po dal, vjedhur po hyj, nata ka vesh, dita ka sy. Nën qiell veç, nën dhe të dy, s’rri dot me ty, s’bëj dot pa … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Shiu mbi lum

Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë e pikat e shiut po bijnë mbi lum në qiellin e vrantë leviz nji halë shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum. Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës e pikat e shiut po … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Era e tokës

Ndieva erën e tokës posá livrue e eca arave shum kohë. “Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën – o ti, i pa dhé!” E më gjuen me pesha e pikat e gjakut u rrxuen prej kreje në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Dhëmbja

Kufijtë e zemrës, që e ndiej si rreh, urren e përkëdhel, unë i kam shtrirë më përtej se sa ky truall ku po shkel. Nga maja e dhëmbjeve të mija shoh njerëz, shoh dhe derra, dal udhve i mbytur nga … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Nji máll më këputi, bre vëllá

Nji máll më këputi, bre vëllá, si këputet krandja në flakë, si këputet fjala në dhimbë. Nji máll më randon në shpirt si molla e madhe në gemb. Dëshira më nxuni ngusht për frymën e parzmit të sáj: dëshira, rrezja … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Vallja e yjve

Yjtë e ndezur si fingjill, Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë. Zunë fill me dashuri Që kur bota zu të ngjizet, Pa sikush për shok të ti Përvëlohet edhe ndizet, Ndizet ças edhe … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Gjeniu i anijes

Vështron si shket sipër valash E tundet anija më nge? – … Me krismë-e me prush prej stërkalash mi të shkrepëtiu një rrufe!… Ti det, brohori fshehtësire! Kuptim i potershëm, ti det! … Po heshtje: ndaj valës së nxire Gjeniu … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Na ke ndritur i bekuar

Kur katundi ish mbledhur e po priste të shkreptinte drita elektrike, sekush tha që i ziu kandil të vdiste edhe me një vdekje simbolike. Dhe mbi ledh i vuri dhjetë kandilë mbledhur një nga një në dhjetë oxhakët, që të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Baladë për Themistokli Gërmenjin

Trembëdhjetë bilbilenjtë vanë vetë në litar, kush kërkoi krëhër të krihej, kush të dridhte një cigar. Kush kërkoi të hidhte valle, kush mbi shkëmb si shkëmbi ngriu, rritej nga çdo vdekje e madhe kapedan Themistokliu. E në prag të pushkatimit … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Syt’ e tu vetëtimtarët

Syt’ e tu vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi. Syt’ e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh. Me vështrim të perënduar, kaq hirplote ti më mbetesh Si t’i fshen qipall’ e rëndë të paçmuarat stoli. Kur i pash’ oh! … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kur të më jesh e zemëruar

Ti m’ u rrëfeve për së pari shkrepëtimtare në stoli, Un’ ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, çka që m’ u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj! shkretëtirë-e zemrës s’ ime! … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ç’dëgjoj me sy të trembur

Ç’dëgjoj me sy të trembur fytyra që m’u prish? Një këng’ e llaftaruar po vjen prej lartësish! – Ah! zëri yt që zbriti prej botës së pa ane, Po heth posi me ruáza në qelq të një kambane. Këndimi yt, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dremit liqeri

Mi zall të pyllit vjeshtarak, Dremit liqeri pa kufi, Ay ndaj fundesh u përflak Posi me zjarr e me flori. Posi me flakë-u ndes e kroj, E vetëtiti plot magji, E yll-i ditës perëndoj Në qetësi dhe dashuri. Tashi po … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Të parën lule

Të parën lule që ndesha Un ty ta pruna. A thue din lulja çka ndiejmë për tê? Heshtojmë! Ajo krye-ulun andrron Livadhet që là. Martin Camaj Lirika mes dy moteve (1967)

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Gjakmarrja

Vetmija ka thithë erën e bjeshkës dhe fije bari as fletë nuk lòt. Të mnershëm janë korbat e zèz në pushim mbi qarrat e vjetër maje mali në vapë. Mendja e njeriut nën hije shestòn udhë gjaku e sosjen e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Valle Rrugove

Shkyenje qiellin, zurla, e kaltërsija e sferave të nalta le të bijë mbi né si shí. Kamba e tupani çajnë tokën e me duer vrikllojmë na shpatat e me duer sutat në mal i kapim në pikë të vrapit. Mos … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Flaka e pishës

Te dera e tbanit ndezet pisha n’bjeshkë E djali n’vrrî kundron me máll në shpirt: Atje âsht vajza shtat-hollë, e zeshkë. Atje âsht fryma e ngrohtë në tbàn – n’fierët. Hyni mbrendë djali e ndezi pishën n’prush: Hijen e duerve … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Kanga në mjesditë

Po kris nji pikë në shpellë, Në pýll dhe spata n’drû. Qè, mali u la me diéllë Dhe nusja e ré në krú: Mjesdita erdh në fshat. Nën tandë n’oborr âsht hije E plás xhingalla n’lis. Po digjet bari n’vrrije … Vazhdoni leximin

Postuar tek Martin Camaj | Etiketuar me

Vjeshtë

Era retë hamalle i shtyn gjithë bujë, vërshëllen e një qiell t’arnuar përqesh, ajri pret rrokopujën që sjell fshikuj uji, si mornicat kur xhvishet një kurm gollomesh. Flokëshprishur vrapon hamulloreve vjeshta, pemë fshik, degë shtyn, gjethe rrotull pështyn, qerret mbartin … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Fillim vere

Dielli pushin pjeshkave ua zverdhi e me doçka degësh flokët kreh, dallëndyshja që nga lumi erdhi të mëkojë zoçkat në fole. Ç’epsh i skuqi faqet e qershive, lëng mbi to ç’hyjneshe i pikoi gjiri, ikën shpejt pëllumbat prej çative, ku … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Gërmadha

Nga gjithçka që thamë e bëmë njëherë, mbeti diçka që as ti dot s’e urreve, si trungu i djegur, mbetur mbi humnerë, mbas gjithë vetëtimave dhe rrufeve. E kjo diçka papritur qenka zgjuar, si bisk buisur sipër shkrumbërie. O, s’paska … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Balada e pusit

Pus, o pus i shpirtit tim trishtuar, s’mban mend ç’sy ke larë gjer më sot, po për dertin tënd të përvëluar si nuk derdhe dot një pikë lot? Ja, po ngreh kapakun tënd të rëndë e që lart sheh hëna … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Sa herë marr vesh të vdesin njerëz

Seç ndiej sa herë marr vesh                 të vdesin njerëz nga njerëzit që kam njohur, sikur nga vrima e çelësit të derës del pak nga pak dhe fryma ime e ftohur. Ti bëhu baltë e bar e pemë, o buzëlidhuri me … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me