Tregimi i vajzës

Kur ruejsha lopët te zalli i lumit n'mrina Unë dymbdhetë vjeç - fëmí Hyna tinëz n'pemishtë rrethue me trina E ika me molla n'gjí. Nji plak, që lopët i ruente pror' me mue, Më shikoi me plot deshirë E m'tha gëzueshëm: "Po qenke zhvillue! Qè, besa! po m'vjen mirë!" U skuqa e plaku 'i çast … Vazhdoni leximin e Tregimi i vajzës

Koha e Lules

[LËNDA: p. I; p. II; p. III; p. IV; p. V; p. VI; p. VII] -------------         I. Sonte më lajmruen se ka vdekë nji njerí prandej jam i trishtueshëm, Lule. Dashunija âsht e vetmja shtyllë guri kur andej gardhit fluturojnë shëgjetat e akullit. Dy zemra bashkë janë mâ rrufeprojse se dy shpata tû për tû … Vazhdoni leximin e Koha e Lules

O netë spërkatur me hënë

O netë spërkatur me hënë, ç’më sillni ndër mendje kështu? Atë që dikur e kam lënë, ndjej mall ta shtroj prapë mbi gju. Ta mbaj gjersa hëna të zhduket nën hundë të plakut kukudh, gishtrinjtë t’ia lidh mbi baluket e çipin e buzës t’ia puth. Ta shkund sipër supeve lehtë nga ves’ e petale qershish, … Vazhdoni leximin e O netë spërkatur me hënë

Na zuri muzgu përmbi kodër

Na zuri muzgu përmbi kodër, te ky kënd ëndrrash e përrallash, mes shelgjesh dridhet gjol i vogël, si sy i kaltër mes qepallash. Ne heshtim, heshtim. Pa kujtuar një shpend na brofi pas një drize, e trembur ti m’i hodhe duart, në gjoks m'u ngjeshe e s’lëvize. Hutimi ynë ndoshta zgjati, sa zgjat një vetëtimë … Vazhdoni leximin e Na zuri muzgu përmbi kodër

Pranvera

Qepallat kur i hapi pranvera një mëngjes, ngadalëz kurm’ i tokës për kurm të saj u ndez; me puthje e përkëdheli jeshilin e përgjumur, pa siti nëpër zemra sërish ëndrrën e bukur, si çupë faqe-shpuzë shëtiti mes për mes. Nën velin e mëndafshtë, pranvera zbuloi gjinë, burbuqet çelën buzët, tërfilët krahët shtrinë, e joshi gjithësinë … Vazhdoni leximin e Pranvera

pa titull

Ti bëhu baltë e bar e pemë, o buzëlidhuri me napë! “E për të vajtur do të vemë e për të ardhur s’vijmë prapë…” Në kujtim të tim eti.